Lojtari dardan, Ilir Krasniqi ka zgjedhur të ndajë një mesazh domethënës pas zhvillimeve të fundit, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë personat që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij.

Përmes reagimit të tij, futbollisti i Kosovës ka nënvizuar se rruga drejt suksesit nuk është gjithmonë e lehtë dhe se jo çdo përpjekje kurorëzohet me fitore. Megjithatë, ai ka theksuar se të veshësh fanellën e Kosovës është krenari dhe detyrim që kërkon përkushtim maksimal në çdo moment.

“Jo çdo betejë fitohet… por çdo betejë për Kosovën luftohet me zemër. Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj”, ka shkruar mbrojtësi kosovar. Kosova zhgënjeu në Nations League, por gjithsesi qëndroi në Ligën B.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb