Problemet personale të Mauro Icardit vazhdojnë të jenë pjesë e titujve të mediave rozë në Itali dhe Argjentinë. Përplasja e tij me Wanda Naran ka marrë përmasa të reja, pasi në këtë histori është përfshirë drejtpërdrejt edhe partneri i ri i showgirl-it, Martín Migueles.
Shkak për tensionet e fundit është bërë një incident në banesën e sulmuesit, ku Wanda është paraqitur pas një telefonate nga vajza e saj. Sipas raportimeve, e mitura kishte kërkuar ndihmë, duke pretenduar se ishte përballur me sjellje agresive nga babai i saj.
Wanda nuk ishte e vetme në këtë vizitë. Ajo shoqërohej nga Migueles, i cili gjithashtu kishte marrë telefonatën e vajzës. Situata u tensionua edhe më shumë kur ky i fundit u përball me Icardin, në një episod që më pas u bë objekt diskutimi në rrjetet sociale.
Në qendër të debatit ishte edhe qëndrimi i futbollistit për dorëzimin e vajzës. Icardi këmbënguli se nuk do të vepronte pa një vendim zyrtar nga gjykata, duke i kërkuar ish-bashkëshortes që çështjen ta ndiqte përmes rrugës ligjore.
Kjo përgjigje nuk u prit mirë nga Migueles, i cili reagoi ashpër ndaj argjentinasit. Madje, gjatë debatit u përmendën edhe L-Gante dhe Maxi Lopez, emra që kanë pasur lidhje me të kaluarën sentimentale të Wanda Naras.
“Jam një burrë i rritur dhe mos guxo të më mungosh në respekt. Më dëgjo mirë, nuk je në nivelin për t’u përballur me mua, Mauro. Unë nuk jam as reperi L-Gante dhe as Maksi Lopez. Po të paralajmëroj vetëm një herë, ta thyej gojën!”.
Tashmë, përtej përplasjeve publike dhe deklaratave në rrjetet sociale, vëmendja është zhvendosur te autoritetet gjyqësore. Ato pritet të shqyrtojnë pretendimet e ngritura dhe të përcaktojnë rrethanat e ngjarjes.
