Ish-deputeti Ervin Salianji, ka vizituar Prekazin në Kosovë, ku ka bërë homazhe në nderim të familjes legjendare Jashari. Në këtë vizitë ai është shoqëruar nga gjeneral Sami Lushtaku, kryetar i komunës së Drenicës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji ka vlerësuar sakrificën e familjes Jashari për lirinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si një burim të përhershëm frymëzimi.

“Nderim i përjetshëm për familjen Jashari! Bashkë me gjeneral Sami Lushtakun, kryetar i komunës së Drenicës, nderuam në Prekaz familjen legjendare Jashari!”, shkruan Salianji.

 

View this post on Instagram

 

Ai thekson se sakrifica e familjes Jashari mbetet një kujtesë e rëndësishme për guximin, qëndresën dhe vendosmërinë që kërkojnë liria, drejtësia dhe dinjiteti.

“Asnjë vështirësi nuk duhet të na ndalë në përpjekjen tonë për liri, drejtësi dhe çlirim nga e keqja e çfarëdo forme që i vjen kombit!”, përfundon reagimin ish-deputeti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb