Gazetari Almer Toska deklaroi në “Minuta e Parë”, në News24, se Elisa Spiropali bëri karrierë politike dhe mori poste të larta, falë Edi Ramës.
Ai shkoi më tej në kritikën e tij, duke thënë se karriera e saj politike është e mbyllur dhe se ajo nuk mund të shkëputet nga roli që ka pasur në raport me kryeministrin.
“Mbështetja që i ka dhënë Edi Rama dhe pozicionet që i ka besuar, nga drejtuese e Doganave te ministre e Jashtme, janë ato që e kanë bërë Spiropalin figurën që është sot”, u shpreh gazetari.
Në vijim, Toska komentoi edhe përjashtimin e saj nga strukturat e Partisë Socialiste, duke ngritur pikëpyetje mbi vendimin e Ramës dhe arsyet që e çuan kryeministrin të ndërmerrte këtë hap.
Sipas tij, përplasja dëshmon nivelin e përqendrimit të pushtetit brenda PS-së dhe mungesën e hapësirës për zëra kritikë. Ai theksoi gjithashtu se Spiropali nuk e ka bërë përgjegjës drejtpërdrejt Ramën për problematikat që ka ngritur.
Në përfundim, Toska u rikthye te krahasimi me Mamicën, duke thënë se pavarësisht ambicieve që mund të ketë Spiropali, në perceptimin e tij publik ajo mbetet e lidhur politikisht me kryeministrin.
“Mbase asaj i duket vetja mbretëreshë, apo mendon se mund të kemi në Shqipëri një kryeministre grua, por në syrin e opinionit publik ajo nuk është asgjë më shumë se Mamica e Edi Ramës”, deklaroi Almer Toska.
