TIRANE- Gjykata Kushtetuese vendos të kthejë në Gjykatën e Lartë çështjen “Doshi” me pretendimin se është kompetencë e Gjykatës së Lartë marrja e një vendimi për deputetin Tom Doshi i akuzuar për kallëzim të rremë.

Gjykata e Lartë do të vendosë nëse Tom Doshi sajoi një atentat të mundshëm ndaj tij e deputetit Mhill Fufi, autori i të cilit supozohet se do ishte Durim Bami, me porosi të Ilir Metës.

Deputeti Tom Doshi akuzohet se ka bërë kallëzim të rremë me deklaratat e tij publike, me paraqitjen te ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë dhe me versionin e dhënë për ngjarjen në Prokurori. Po kështu, deputeti Tom Doshi akuzohet se ka kanosur 36-vjeçarin Durim Bami që të pohonte në videon e regjistruar në Tiranë se “kishte marrë porosi për vrasjen e Tom Doshit e Mëhill Fufit”.

Ndërkaq, deputeti Mark Frroku akuzohet se ka dhënë deklarata të rreme para prokurorëve në dy paraqitjet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas akuzës, këtë vepër penale Frroku e ka kryer kur ka pretenduar se nuk ishte ai që njoftoi Tom Doshin për “skenarin e vrasjes”, si dhe kur ka pretenduar se nuk njihej me Durim Bamin. Nga hetimi, sipas Prokurorisë, ka rezultuar se deklarimet e Frrokut kanë qenë të rreme. Dy deputetët akuzohen tashmë nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa gjykimi i tyre bëhet në Gjykatën e Lartë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: