Nga: ZONJA VJOLLCA
400 gr mëlçi pule
200 gr kërpudha
3 kokrra qepë
1 thelpi hudhër
125 ml koncentrat pule
150 ml verë e kuqe
3 luge gjelle pana
2 luge gjelle vaj ulliri
1 luge gjelle gjalpë
2 luge gjelle boronica të thata
Kripë
Piper i zi

Fillimisht vendosim vaj ulliri dhe pak gjalpë në një tigan dhe kaurdisim qepët të prera në kubikë të vegjël. Sapo qepët të fillojnë të zbuten shtojmë mëlçitë e lara dhe të pastruara dhe i kaurdisim së bashku me qepën derisa në tigan të mos ketë lagështirë. Më pas shtojmë kërpudhat dhe i lemë të gatuhen me mëlçitë për 2 minuta duke i shuar më pas me verë të kuqe dhe koncentrat pule. Ulim temperaturën dhe i lemë përbërësit të ziejnë ngadalë për 20 minuta. Në fund shtojmë 3 lugë pana dhe pak boronica të thata.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb