Nga: ZONJA VJOLLCA
250 gr bajame pa lëkurë
6 kokrra vezë
250 gr sheqer
60 gr kakao
250 gr gjalpë
50 ml rum
Maja për ëmbëlsirë
pak kripë
1 lk vaj, pak niseshte – për lyerjen e tavës
Sheqer pluhur për pudrosje
Fillimisht bajamet i grijmë në një mikser dhe i kthejmë ato gati ne miell.
6 kokrra vezë i ndajmë të verdhat nga të bardhat në dy tasa të veçantë. Tek të bardhat e vezëve shtojmë pak kripë dhe i rrahim me rrahëse elektrike derisa të na formohet një marengë e fortë.
Në një tas tjetër rrahim të verdhat e vezëve duke shtuar dhe 250 gr sheqer. Vazhdojmë rrahjen derisa vezët fillojnë të zverdhen dhe sheqeri të shkrijë. Shtojmë gradualisht kakaon dhe vazhdojmë trazimin. Shtojmë më pas gjalpin e shkrirë dhe të ftohur, rumin dhe një lugë çaji maja ëmbëlsirash. I trazojmë mirë përbërësit derisa të na formohet një krem i trashë homogjen. Në fund shtojmë bajamet e grira në thërrime të vogla dhe e përziejmë nga poshtë lart me lugë. Tek ky brumë i përgatitur shtojmë lugë-lugë marengën e vezëve të bardha dhe brumi nga i trashë do të fillojë të lëshohet. Lyejmë një tavë me pak vaj, e pudrosim lehtë me niseshte dhe vendosim brumin e përgatitur. E vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta. Në fund pasi ëmbëlsira të ftohet e pudrosim me sheqer pluhur.
(er.cu/vila/24/BalkanWeb)
