Dashi
Gjërat e nxituara nuk janë të mira, sidomos në dashuri. Financat do jenë goxha problematike. Nuk do arrini dot t’i vini fre vetes dhe do shpenzoni pa masë.

Demi
Duhet të ruani vetëkontrollin dhe të mos bëni hapa të nxituar. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Gjendja do jetë akoma më e mirë nga sa mund ta kishit menduar ndonjëherë.

Binjakët
Sot do të hasni në vështirësi të mëdha ekonomike për një problem të papritur që mund t’ju dalë. Mundohuni të mos humbni qetësinë. Falë saj do arrini të zgjidhni problemin.

Gaforrja
Aktivizojini më tepër fuqitë tuaja mentale për të dalë nga një situatë e rëndë profesionale. Jeni të sigurt që kjo gjendje nuk ka të bëjë edhe pse jeni dashuruar me një person?

Luani
Dielli dhe Mërkuri do jenë në anën tuaj gjatë kësaj dite. Harmonia dhe pasioni do mbizotërojnë gjatë gjithë kohës. Disa mund të marrin edhe një vendim me rëndësi për të ardhmen.

Virgjëresha
Dialogu do mbizotërojë gjithë kohën në jetën në çift. Do ia kaloni mirë me partnerin. Ditë emocionuese dhe drithëruese kjo e sotmja për beqarët.

Peshorja
Ju që jeni në një lidhje dhe mendoni t’i çoni gjërat më tej, duhet të flisni hapur edhe për disa tema delikate sot. Po nuk e kaluat këtë fazë, është e kotë që të bëni plane më tej, sepse do ju prishen.

Akrepi
Do kërkoni më tepër qetësi në jetën tuaj në çift sepse jeni të lodhur nga debatet dhe mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin. Përpiquni t’i sqaroni të gjitha keqkuptimet.

Shigjetari
Do e keni të vështirë të krijoni një lidhje edhe pse nuk do ndaleni së kërkuari. Situata financiare do ketë ndryshime pozitive falë një shpërblimi që do merrni në punë.

Bricjapi
Do afroheni më tepër me një person që keni kohë që e njihni, por që jeni stepur të hidhni hapa më tej. Gjendja financiare do lërë për të dëshiruar. Merrni masa që situata të mos përkeqësohet edhe më shumë.

Ujori
Do filloni të dyshoni sot për ndjenjat kundrejt partnerit tuaj dhe kjo do ju pengojë t’i çoni gjërat më tej. Mirë është të flisni hapur me të sa më shpejt që të mundeni.

Peshqit
Do keni goxha paqartësi sot në jetën tuaj në çift dhe do ju duhet pak kohë për t’i zgjidhur. Merrni kohën e duhur për të folur me qetësi. Beqarët do kërkojnë një person perfekt, pa të meta dhe pa vese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb