JAPONI- Një tërmet i fortë u regjistrua sot rreth 150 kilometra në verilindje të Tokios, siç njofton agjencia kombëtare meteorologjike dhe instituti amerikan gjeofizik USGS, që e vlerësoi me magnitudë 5,9 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua në veri të prefekturës Ibaraki, siç njofton televizioni japonez NHK, ndërsa nuk raportohet të ketë rrezik për cunami.

Stacioni televiziv NHK ka ndërprerë menjëherë programet për të dhënë informacione për këtë tërmet që është ndjerë shumë në rajonin mes Tokios dhe centralit të aksidentuar të Fukushimas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: