Pas një mungese të gjatë, Laçi rigjen sulmuesin Migen Memelli, i cili mendohet se do të jetë titullar në sfidën e sotme me Teutën. Për arsye fizike, veterani i sulmit nuk ka qenë i gatshëm për trajnerin Cungu që nga 5 tetori, ku kurbinasit fituan 3-0 ndaj Vllaznisë. Sulmuesi nigerian, Xhejms, ende nuk është në 100% e tij, kështu që takimin me durrsakët mendohet se do ta nisë nga stoli dhe në majë të sulmit do të pozicionohet Migen Memelli.

Çela, mungesa e vetme

Për sfidën e sotme me Teutën, trajneri Armando Cungu nuk do të ketë shërbimin e Emiljano Çelës, i cili këtë javë është bërë baba, por gjithashtu ka plotësuar numrin e tre kartonëve të verdhë. Për momentin, Çela mbetet mungesa e vetme për përballjen me skuadrën durrsake. Për këtë sezon, mbrojtësi ka zhvilluar 8 ndeshje me ekipin kurbinas, ku ka shënuar edhe një gol, pikërisht në takimin me Apoloninë, i cili ka përfunduar në shifrat 3-1 për laçian.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb