ITALI – Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë ditën e djeshme për trafik droge. Të arrestuarit vepronin në Rimini, Cesena dhe Ravena, ku shisnin mallin e tyre në sheshet e këtyre qyteteve.
Autoritetet italiane sekuestruan rreth 6 kg kokainë, 2.5 kg marijuanë dhe 54 mijë euro cash. Një pjesë e drogës u kap në automjetin e shqiptarve, e cila ishte fshehur në pjesën e postme të bagazhit ndërsa pjesa tjetër në banesën e tyre. Shqiptarët do të kishin fituar më shumë se 1 milionë euro nga tregtimi i sasinë së drogës që kishin, shkruan Grnet.it
Megjithatë pas hetimesh dhe vëshgimesh të ditëpërditshme, policia italiane konstatoi se shqiptarët nuk kishin ndonjë aktivitet ku punonin, por shumat e parave që qarkullonin ishin të mëdha.
(e.f/BalkanWeb)