Një  ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Një vajzë 5-vjeçare ka rënë nga kati i 12-të i një pallati dhe si pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në lagjen “29 Nëntori” pranë vendit të quajtur “Ish firma Gjallica” (përballë shkollës së mesme “Ali Demi”) rreth orës 09:45. Gazetari i News24, Enrik Mehmeti raportoi se e mitura ishte e vetme në shtëpi kur ndodhi ngjarja, pasi nëna i kishte dalë për të bërë pazar ndërsa i ati ishte në punë.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vajza ka rënë nga ballkoni. “Vajza e vogël rreth moshës 5 vjeç, me inicialet V.J ka rënë nga ballkoni i një pallati në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme” raporton policia e Vlorës. Megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb