Paul McCarthy, ish-mbrojtës i Republikës së Irlandës, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër në moshën 45-së vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik the “The Sun”.
C5Gh0MpWYAAX31j
Ish-futbollisti mbahet mend për karrierën e suksesshme në klubin anglez të Brightonit, aty ku u aktivizua për shtatë vite që nga 2001. Arritja më e madhe për mbrojtësin irlandez është gjysmëfinalja në “FA Cup” me klubin britanik, aty ku vetëm falë golit të tij në çerekfinale përballë Leicester City u bë e mundur pjesëmarrja në katërshe.

Një lajm i hidhur ky jo vetëm për kombëtaren Irlandeze dhe Brightonin, por për të gjithë futbollin për shkak edhe të mënyrës tragjike të ndarjes nga jeta të McCarthy.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb