TIRANE – Një metodë e rrallë është përdorur kësaj here nga trafikantët në Tiranë për transportimin e drogës. Megjithatë trafikantëve nuk i shkoi mbarë pasi rasti është neutralizuar nga policia. Në dy zarfe postare u gjetën 775 gr lëndë narkotike kanabis sativa.
“Ditën e djeshme rreth orës 11:00, në zyrën e Kolipostës në Tiranë gjatë skanimit të pakove postare, në dy zarfe me destinacion Italinë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 775 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva” njoftoi Policia e Shtetit.
Ende nuk janë dhënë detaje të tjera se kush është dërguesi apo marrësi i lëndës narkotike të gjetur në zarf.
(e.f/BalkanWeb)
