Sfida e luajtur dje në kampionatin e Çekisë mes Bohemias dhe Slovacko për pak sa nuk ka përfunduar me një ngjarje tragjike. Kjo pasi portieri i ekipit vendas, Martin Berkovec pas një dalje të gjatë në kufijtë e zonës, është përplasur me sulmuesin kundërshtar, Francis Kone, duke rënë pa ndienja në tokë.
Fatmirësisht për portierin, sulmuesi nga Togo i ka dhënë ndihmën e parë duke i shpëtuar jetën. Një moment që pllakosi heshtjen në stadium, por që në fund gjithçka shkoi mirë dhe kjo vetëm falë Kone, raporton “Goal.com”
Pas ndeshjes portieri Berkovec falënderoj sulmuesin e ekipit kundërshtar me këtë status në “facebook”: Do doja të falenderoja Francis Kone që më shpetoi jetën sot, jam i lumtur për ndihmesën dhe i them faleminderit përsëri.
(e.k/BalkanWeb)