RRESHEN- Projekti “Rilindja Urbane” ka nisur zbatimin edhe në qytetin e Rrëshenit. Ministria e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni inspektoi këtë të martë punimet që kanë nisur në qendër qytetit. Gjermeni u shpreh projekte të tilla ambicioze po realizohen në të gjithë Shqipërinë dhe synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Në dy vite Bashkia e Mirditës ka përfituar 401 mln lekë nga programi i Rilindjes Urbane për 3 projekte. Pak ditë më parë u miratua edhe projekti për zgjatimin e unazës”, tha ministrja.

Për rikualifikimin urban të qendrës së qytetit të Rrëshenit është venë në dispozicion një fond prej 172 milionë lekë te reja, nga fondi i Zhvillimit të Rajoneve.
16864654_738756309632796_6416713632987816323_n-324x200

Gjermeni premtoi se gjatë këtij viti, Mirdita do të jetë njëra prej 7 bashkive ku Qeveria do të marrë përsipër financimin e hartimit të planit vendor.

“Për vitin 2017 kemi planifikuar 129.8 mln lekë për hartimin e planeve të përgjithshme vendore në bashkitë Mirditë, Pukë, Gramsh, Belsh, Përmet, Këlcyrë dhe Kolonjë, të cilat do t’i bashkëngjiten 26 bashkive që u mbështetën nga Qeveria gjatë vitit që kaloi”, tha ministrja Gjermeni.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb