SHBA – E fiksuar pas gjirafave një vajzë e re kërkonte të bëhej “gruaja gjirafë”. Një 30-vjecarja, e cila ishte e fiksuar pas gjirafave i ka dhënë fund ëndrrës së saj për të zgjatur qafën e saj, pas afro 5 vitesh që vendoste unaza metali në qafë.

Sydney Smith nga Los Angels, e cila e quan veten “gruaja gjirafë”, dëshironte të njihej në botë për qafën e saj të gjatë. E inspiruar nga fisi Kayan në Burma, të cilët janë të njohur për zgjatjen e qafës. Sydney ka setin e saj të unazave dhe ka shpenzuar 5 vite, duke i shtuar me kalimin e kohës në një përpjekje për të formuar edhe qafën e saj të gjatë.

Por ajo i ka dhënë fund kësaj “çmendurie” pasi kuptoi se kjo terapi po i shkaktonte probleme fizike dhe sociale në jetën e përditshme. 30-vjecarja gjithashtu kuptoi se kur hiqte unazat nga qafa, ajo dukej më e gjatë, por më pas kthehej në vend dhe qafa e saj ndjehej shumë e dobët.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb