TIRANE– Presidenti i ri i Republikës duhet të zgjidhjet mes datës 17 prill dhe 3 maj të këtij viti, nga ky Parlament, ndërkohë që më 24 korrik përfundon mandati i Bujar Nishanit në këtë post. Gjatë një konferencë për shtyp të mbajtur pasditen e së dielës, Kreu i Shtetit tha se është i gatshëm për në mandat të dytë nëse kjo do t’i propozohet nga një grup deputetësh.
Nishani tha se kjo është një dëshirë e shprehur e tij, por një gatishmëri nëse kjo do të jetë e nevojshme apo e arsyeshme.
“Nuk ka qenë një dëshirë imja e shprehur, por një gatishmëri. Ka një konotacion dallues në këtë. Procesi i zgjedhjes së presidentit është në Parlament, është parashikuar nga ky parlament me të drejtën e zgjedhjes së Presidentit para se të shpërndahet. Nëse unë do të kem propozim nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë për të rikandiduar, do ta gjykoj një kontekstin e realizmit, të arsyes dhe vullnetit politik, dhe nëse do të jetë i adresuar me qëllim për të ndërmarrë përgjegjësi politike do vijoj të mbetem në shprehjen e gatishmërisë”, tha Presidenti Nishani.
(el.sp/BalkanWeb)