SHBA- Mos u merakosni është thjesht simulim, por nëse do të ndodhte, pasojat do ishin katastrofike. Kete simulim të detajuar e ka bërë “Discovery Channel”, ndërsa tregohet me saktësi se çfarë do të ndodhte nëse Tokën e godet një asteroid me diametë 500 kilometra. Pasojat do të jenë të kataklizmike: brenda një dite do të zhdukej çdo gjurmë e jetës njerëzore.

Nga fuqia e goditjes do të “shkëputej” shtresa prej 10 kilometrash e sipërfaqes së Tokës.

Valët do të shkonin me shpejtësi supersonike, duke shkaktuar dëme monstruoze, ndërsa Toka do të prekej nga stuhia e zjarrtë që do të shkatërronte çdo gjë para syve.

Ky skenar fatal ka ndodhur të paktën gjashtë herë në historinë e Tokës, por shumicën e herëve goditjet ishin nga asteroidet e vegjël.

Sipas agjencisë amerikane të hapësirës, 556 asteroide të tilla u përplasën me Tokën në vitet 1994-2013, shumica e të cilave nuk kanë kaluar nëpër atmosferë, por disa kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: