Gjysmëfinalja e dytë dha verdiktin e saj me Romën që eliminohet nga Kupa e Italisë dhe me Lacion që bëhet pjesë e finales së bashku me Juventusin. Por si një ndeshje derbi nuk mund të mungojnë edhe momentet pikante ku palët thumbojnë njëra-tjetrën.

Protagonist u bë Francesco Totti për një gjest ndaj brazilianit të Lacios, mbrojtësit Wallace.

Një video e publikuar në “Instagram” nga “Lacio Press” tregon Totti-n që godet me top Wallace. Kapiteni i Romës, pak përpara se të hynte në fushë, ka bërë sikur do të godiste me top kundërshtarin që po përgatitej për një rivënie anësore, për ta bërë realitet pak sekonda më pas.

Gjesti i 40 vjeçarit ka provokuar reagimin e anësorit brazilian si dhe të tifozëve të Lazio-s që kanë shpërthyer në rrjetet sociale. Sikur të mos mjaftonte, kësaj situate i shtohet edhe mesazhi i fantazistit lacial Felipe Anderson që ka lënë komentin e tij: “Tr….”.
felpe.anderson.totti_.roma_.lazio_.coglione.instagram.2017.750x450-700x420
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb