Të shtunën Bayern Mynchen tregoi se në “Bundesligë” është pothuajse e pamundur për t’i bërë rezistencë pasi kundërshtari më i fortë në vitet e fundit, Dortmund, u dorëzua pa kushte në “Allianz Arena” duke u mundur 4-1. Një nga futbollistët që shkëlqeu në fushë ishte edhe francezi 34 vjeçar Frank Ribery që Ançeloti vendosi ta zëvendësoi në minutën e 74-ër. Kjo lëvizja si gjithmonë nuk u prit mirë nga futbollisti që dukej tepër i acaruar.

Por situata u përmirësua menjëherë sapo ai iu afrua Ançelotit i cili e puthi francezin në faqe.

“Kemi një marrëdhënie të mirë dhe kemi besim te njëri-tjetri. Puthja ishte e këndshme. Ishte natyrale, diçka pozitive. Ishte një puthje e mirë me shumë emocion”.

Por kjo situatë duket se është komentuar edhe brenda skuadrës, ndërsa Roben, me shaka pranoi se ai kihet filluar të ndjente xhelozi për këtë trajtim të veçantë.

“Po, jam pak xheloz”, tha ai duke qeshur para gazetarëve. “Por ndoshta një ditë mund të përfitoj edhe unë një puthje…”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb