TIRANE-Të enjten, 20 Prill, Tirana ka patur mundësinë të ketë më pranë se kurrë, një nga kampionët e futbollit evropian dhe botëror, francezin David Trezeguet, I quajtur me admirim nga fansat si “Trezegol”, I ftuar nga Heineken, Sponsor zyrtar I Uefa Champions League.
Trezeguest pati një takimi miqësor me gazetarët e sportit në Shqipëri tek “The Plaza Tirana” Hotel, ku ju përgjigj pyetjeve të tyre, dha dhurata me autografe si dhe bëri foto me gjithë të pranishmit. Më pas, futbollisti I famshëm e ka kaluar mbrëmjen pranë admiruesve të tij tek “Mumja Club”, në Superparty-n e mundësuar nga Heineken, në kuadër të fushatës “Champion the Match”. Momenti më special I mbrëmjes ishte shpallja e 15 fituesve që do të kenë mundësinë të ndjekin LIVE një ndeshje gjysëm finale të Uefa Champions League.
Këta 15 fitues u zgjodhën rastësisht nga dora e David Trezeguet, I cili tregoi një sportivitet të jashtëzakonshëm si dikur në fushë, ashtu dhe jashtë saj, duke u bërë pjesë e festës së Heineken në një mbrëmje ndryshe nga cfarë është bërë deri tani në kryeqytet.
Përveç 15 fituesve të shpallur gjatë shorteut live, janë edhe 7 fituesit e shpallur në promocionin online, I cili ka qënë aktiv deri në datën 20 Prill në www.heineken.com, ku secili nga konsumatorët e Heineken ka patur mundësinë të bëhej pjesë e shorteut.
Përzgjedhja e fituesve për të parë live një ndeshje gjysëm finalë të Uefa Champions League është kthyer tashmë në një traditë nga Heineken përgjatë 6 viteve të fundit.
Heineken, sponsor zyrtar I Uefa Champions League ndër vite sjell në Shqipëri surpriza unike për konsumatorët e tij, njëkohësisht edhe fansa të futbollit të zgjedhur.
Heineken – Open Your World!
(BalkanWeb)