Prodhuesi holandez i birrës, Heineken, ka thënë se do të tërhiqet nga Rusia, duke iu bashkuar kështu dhjetëra firmave perëndimore që kanë ndërmarrë një hap të tillë.

“Ne kemi arritur në përfundimin se pronësia e Heineken mbi biznesin në Rusi nuk është më e qëndrueshme dhe as e zbatueshme në mjedisin aktual,” tha kompania në një deklaratë.

Ajo tashmë kishte ndaluar shitjen dhe prodhimin e markës së saj Heineken në Rusi, si dhe pezulloi investimet dhe eksportet e reja në vend në fillim të këtij muaji.

Kompania shtoi se nuk do të përfitonte nga asnjë transferim i pronësisë dhe parashikonte një tarifë prej 400 milion € (333 milion £) si rezultat i transferimit.

Firma të tjera perëndimore që kanë mbyllur dyqanet në Rusi përfshijnë Ikea, Coca-Cola dhe MacDonald’s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb