Finalja e “UEFA Conference League” do të mbahet mend gjatë në historinë e sportit shqiptar, si e para finale e madhe europiane në Tiranë. Me mijëra tifozë mbushën rrugët e kryeqytetit, ku patën mundësinë të argëtohen teksa ishin në pritje të finales së madhe.

Heineken, sponsor zyrtar i UEFA, ishte pjesë e aktiviteteve, lojërave, surprizave dhe argëtimit të tifozëve në cdo cep të Tiranës.
Për më tepër, Heineken u mundësoi 24 konsumatorëve shqiptarë bileta për të përjetuar live emocionet e ndeshjes në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Fituesit u përzgjodhën përgjatë muajve mars-maj, përmes promocionit të Heineken.

Secili nga konsumatorët e Heineken ka pasur mundësinë të bëhej pjesë e promocionit, duke gjetur kodin poshtë tapës së shishes dhe duke e regjistruar atë tek adresa www.heineken.com.

Heineken, birra premium me prezencën më të lartë në botë, sponsor zyrtar i UEFA Champions League, do të vazhdojë të ofrojë dhurata dhe surpriza për konsumatorët deri në finalen e madhe të “UEFA Champions League” me 28 Maj.

Bashkëpunimi i Heineken me “UEFA Conference League” është i konfirmuar edhe për katër vitet e ardhshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: