Ish-futbollisti i Interit dhe Juventusit që aktualisht luan me skuadrën e Palmeriasit Felipe Melo, në ndeshjen e Kupës Libertadore kundër Penarol i ka kaluar të gjithë limitet e tij prej sherrxhiu.
Brazliani i njohur për temperamentin rebel ka dhuruar një tjetër perlë nga reportori kur në fundin e takimit të fituar 3-2, filloi një zënkë me kundërshtarët. Fillimisht ai shtyu kundërshtarët dhe më pas goditi me grusht Matias Mier të Penarol, raporton “Daily Mail”.
U desh ndërhyrja e forcave të rendit për të mbrojtur Melon nga futbollistët vendas që kërkonin hakmarrjen ndërsa situata përshkallëzoi edhe me tentativën e tifozëve të Penarol për të hyrë në fushë dhe për të larë hesapet me ish-futbollistin e kombëtares së Brazilit.
(e.k/BalkanWeb)