Felipe Melo nuk ka hezituar të japë mendimin e tij për ccështjet e Dani Alves dhe Robinho, me këta të fundit që akuzohen për përdhunim.

“Unë e kam një vajzë 15 vjeçare. Nëse do ta kishin bërë atë gjë me vajzën time, unë nuk mendoj se do të isha duke e dhënë këtë intervistë këtu.

Unë besoj se ne duhet të respektojmë njerëzit e tjerë, ne duhet të respektojmë gratë dhe ne duhet të respektojmë burrat, ata duhet të paguajnë për atë që e kanë bërë. Dhe le të jetë si mësim që të tjerët mos ta bëjnë. Kjo është shumë serioze”, tha Melo.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: