Dy fusha të mëdha gri janë duke u zgjeruar në polet e diellit dhe kërcënojnë të shuajnë yllin pa të cilin jeta në tokë do të ishte e pamundur.

Sipas NASA-s, e cila shpërndarë imazhe shokuese mbi fenomenin, errësira do të mbulonte pothuajse 10% të sipërfaqes së diellit, sipërfaqja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në historinë e vëzhgimeve diellore. Madhësitë e “vrimave kurorë” janë mbresëlënëse.

Vrima më e madhe është pozicionuar në polin jugor të yllit dhe mbulon të paktën 8% të sipërfaqes totale të Diellit, rreth 230.000.000.000 km: çfarë e bën atë një nga zonat më të gjera të vërejtura ndonjëherë nga shkencëtarët.

Ndërsa vrima më e vogël, është e vendosur në anën tjetër të polit dhe ka një formë më të zgjatur: do të mbulonte përafërsisht 0,16% të sipërfaqes diellore.

E nëse dielli shuhet? A duhet të shqetësohemi? “Të ashtuquajturat ‘vrima kurorë’ janë fusha në të cilat kurora e diellit është e errët, temperaturat janë më të ulëta në zonat përreth dhe plazma ka një dendësi më të ulët. Ato mund të krijojnë stuhi diellore që mund të ndikojnë edhe në Tokë”, konfirmoi NASA. Sipas ekspertëve, “era diellore” çlirohet vazhdimisht por bëhet më e fortë kur shfaqen “vrimat e zeza”.

Kjo mund të përbëjë një rrezik për planetin tonë: shkarkimi i grimcave diellore mund të jetë vdekjeprurës. Për fat të mirë, megjithatë, atmosfera vepron si një mburojë mbrojtëse, dhe kur dielli “njolloset” rrezikohet vetëm një shtim i “agimeve polare”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: