TIRANE Kryeministri Edi Rama ka gjetur pak kohë që të replikojë me komentuesit në faqen e tij të ‘Facebook’-ut. Mes komenteve spikat ai i një qytetari, i cili mes kritikave thekson se meqë kreu i qeverisë dhe lideri i opozitës i kanë lënë kohë njëri-tjetrit 48 orë për reflektim, atëherë sipas tij le të përfitojë Ilir Meta.
Rama
E menjëhershme ka qenë përgjigja e kryeministrit Rama, i cili i përgjigjet duke shtuar se: “Andon, nuk e kuptoj ku e sheh shenjen e barazimit ti apo me kollaj kështu thuaj, te gjithë janë njësoj dhe s’ke nevoje fare te mendosh?”.

Ndërsa një tjetër komentues i thotë Ramës që mos të mburret më. “Boll me mburrje aman se na lodhet sot fajin e ka Luli, neser e ke ti dhe teatri vazhdon”, citohet në mesazhin e qytetarit, ndërsa Rama ia kthen duke shtuar se: “Ku i sheh mburrjet o Fredi m’i trego edhe mua he te keqen?”.
Rama 1
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: