Gara e Barcelonës në “Formula 1” dha verdiktin e saj pak çaste më parë me Hamilton që fitoj vendin e parë për të dytën herë në 5 garat e para. Në të dytin u rendit gjermani i Ferrarit Sebastian Vettel duke premtuar një duel të fortë që me shumë mundësi do zgjasë deri në kthesën e fundit të garës së fundit me britanikun.
kimi raikkonen
Por në Barcelonë vëmendje të veçantë mori edhe një fëmijë që shpërtheu në lot pasi idhulli i tij Kimi Raikkonen përfundoi garën pas një përplasje që në start. Kamerat fokusuan vogëlushin teksa idhulli i tij nuk arriti të garonte më shumë se 15 sekonda dhe kjo shkaktoi një trishtim tek ai, raporton “Montreal Gazete”.
18447304_1476359099092216_6077508383079911922_n
Pak para përfundimit të garës, vogëlushi që rrëmbeu zemrat e të pranishmëve, pati mundësinë të takoi Raikkonen në “box-e”. Ai u lumturua tej mase teksa piloti i Ferrarit i dhuroi kapelën e bëri disa foto me të.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb