Rrëzohet Elbasani. Ekipi që mbart mjaft histori në futbollin shqiptar duke fituar edhe titullin kampion në Superiore rreth 10 vite më parë është rrëzuar në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar.
Ekipi verdhezi ka humbur “finalen” e mbijetesës ditën e sotme ndaj Sopotit me rezultatin 2-0 duke siguruar matematikisht rënien nga Kategoria e Parë. Në takimin e luajtur në “Selman Stërmasi” ekipit nga Librazhdi i mjaftuan dy golat e Mirel Çotës në minutën e 36’ dhe Mumajesit në minutën e 75’.
Edhe pse Elbasanit në ketë sfidë i mjaftonte një barazim për t’i shpëtuar rënies, lojtarët e trajnerit Dosti kanë qenë të pafuqishëm duke e humbur ndeshjen.
(e.k/BalkanWeb)