GREQI- Parlamenti i Greqisë është përfshirë në debate të ashpra, duke sjellë edhe nxjerrjen jashtë të deputetit të Agimit të Artë, Ilia Kasidiari. Ai u nxor jashtë nga Parlamenti pasi shtyu një deputet të partisë Demokracia e Re, ku në seancën plenare filloi konflikt midis deputetëve nga partitë e tjera, ndërsa mediat thonë se janë hedhur edhe shishe uji.
“E ndotni këtë Parlament. Jashtë”, tha kryetari i Parlamentit, Makis Balauras, duke iu drejtuar deputetëve të Agimit të Artë.
Mediat greke shkruajnë se 37-vjeçari Kasidiari është shqetësuar sepse deputeti kundërshtar ka kaluar përpara tij teksa fliste për ligjin që parashikon masa të reja të kursimit.
(i.ç/BalkanWeb)