VLORE- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me pensionistët dhe veteranët e Vlorës ka komentuar koalicionet mes partive politike, ndërsa nuk ka kursyer as kritikat për aleatin e tij në qeveri, LSI-në.

Sipas tij me rëndësi është fakti se koalicionet duhet të ndërtohen mbi bazën e programit dhe asnjë fakti tjetër.
“Ka shumë njerëz të zot, me pasion që nuk kontribuojnë dot në shtetin shqiptar. Në vend të tyre ndodh rëndom që vendosen njerëz pa shkollë e pa aftësi, duke penguar rritjen dhe zhvillimin e njerëzve. Administrata shtetërore në shumë raste na pengon. Po qe se ndihmon nga duart të tjera, kjo nuk bën. Kjo është marrëveshje e heshtur e partive pa përjashtim. Shkova unë njëherë në Vlorë, drejtori i spitalit ishte demokrat. I thash ‘çkemi drejtor’. “Më tha s’jam më drejtor. Kur u bëra drejtor mora ca demokrat të mitë. Por në 2005 kur e mori PD pushtetin, e mori Nard Ndoka Ministrinë e Shëndetësisë dhe shumë prej këtyre të mive krijuan një klan të PDK-së”. Koalicion bëhet mbi bazën e programit, jo mbi baza të tjera. Kush vjen për koalicion vjen për program, jo për tepsi. ‘Unë dua atë’, ‘dua këta’, nuk mund të ndodh më”, tha Rama.

Teksa u ndal tek sulmet ndaj LSI-së, Rama solli në vëmendje se në Berat ishin hequr njerëz padrejtësisht nga puna. Sipas tij, dy partitë e mëdha, PS, PD janë bërë peng i ankandit politik.

“Në Berat ishin hequr njerëz padrejtësisë nga puna. Një sanitare me shkopin me leckë ishte hequr nga puna ku punonte prej 20 vitesh. Më erdhi në e-mail nga një zonjë e më tha që ‘shumë vonë u kujtuat, por më mirë vonë se kurrë’. E gjithë kjo historia është një histori pengmarrje. O do pranosh këtë, ose s’do bësh koalicione. Dy partitë e mëdha janë bërë peng e këtij ankandi. Demokracia nuk është anarki dhe pazar”, pohoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: