TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu ka kërcënuar banorët se nëse mbajnë në shtëpi flamujt e PS-së dhe LSI do t’u prishen shtëpitë.

Gjatë një takimi të kandidatëve për deputetë të PD-së me banorët e Kamzës, Mziu është treguar shumë i ashpër duke kërcënuar të gjithë ata që vendosin flamujt e PS-LSI në shtëpitë dhe çatitë e tyre.

“Kush ka vendosur flamujt e PS-së dhe të LSI-së në çatitë e shtëpive t’i heqë brenda ditës së sotme sepse nesër do t’i prishim edhe shtëpinë dhe tokën”, ka thënë Mziu.

Videon e ka publikuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se “Republika e Re është qimja që ndërron në një qenie3 që zakonin se harron.
“Kërcënim nga bodrumi i Republikës së Re?????….
Në 8 vjet bënë vetëm 21 mijë legalizime me lekë mbi dorë e nën dorë (85% ngrehina biznesi në rrugë,oborre shkollash e spitalesh,parqe,terrene sportive, zona të mbrojtura natyrore e hapësira monumentesh kulture)… Në 2 vjet e gjysmë kemi arritur sot shifrën 144 mijë legalizime FALAS (93% shtëpi socialistësh e demokratësh pa dallim dhe pjesa tjetër sipërmarrje prodhuese kryesisht në fshat)
Shikojeni se si Republika e Re është qimja që ndërron në një qenie që zakonin s’e harron? dhe mos e harroni se mbi bindjet politike, në 25 qershor është Shqipëria që duam, me shtet-punë-mirëqenie për çdo shqiptar pa dallim, jashtë bodrumeve të partive që ju duan të përçarë vetëm për pushtetin e tyre✌️??:”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: