TIRANE- Kandidati i Partisë Demokratike, Edmond Isaku i treti në listën e deputetëve për qarkun e Dibrës ka bërë një gafë gjatë mitingut përmbyllës të Partisë Demokratike në këtë qark.

Ai mori fjalën pak para liderit të PD-së dhe ngëtërroi dy programet, atë të Rilindjes me atë të “Republikës së Re”, për të cilën flet aq shumë kryedemokrati.

“E vetmja rrugëdalje nga kjo situatë është programi i Partisë Demokratike,….. Rilindja….”, tha Isaku duke shpejtuar ta korigjojë me fjalën “Republika e Re”.

Kujtojmë se Isaku është edhe pronar i TV Bulqizës si dhe biznesmen në fushën e kromit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb