Ndërkohë që edhe mediat e huaja sportive kanë uruar futbollistin shqiptar të Zvicrës për hapin e ri të hedhur në marrëdhënien e tij të dashurisë, Graniti dhe Leonita vazhdojnë pushimet në Miami.
Pak ditë më parë futbollisti i propozoi në gjunjë së fejuarës së tij me një kuti unaze në dorë dhe nisi t’ i referohej çiftit si Z. dhe Znj. Xhaka dhe që nga ai çast pushimet e tyre janë bërë edhe më tërheqëse për publikun që po ndjek me shumë dashamirësi historinë e dashurisë së Granitit dhe Leonitës.
Çifti poston vazhdimisht pjesëza nga pushimet e tyre. Leonita madje ka postuar edhe një foto të duarve, ku shohim unazat e tyre që nuk kishim pasur rast t’i shihnim kaq qartë më parë. Ata i kanë zgjedhur tw dyja njësoj.
(BalkanWeb)