Paris SG ka mundur AS Roma me 11-metërsha (5-3) në një ndeshje miqësore, të mërkurën në mbremje në Détroit.

Të dy ekipet kanë barazuar (1-1) pas kohes së rregullt: Paris SG ka shënuar i pari me anë të Marquinhos (’36), ndërsa ka barazuar rezultatin Umar Sadiq (’60).

Në rast të lojës barazim në kohën e rregullt, ndeshjet e International Champions Cup, turne përgatitor mes klubeve më të mira evropiane, gjithçka vendoset pas 11-metërshave pa kohë shtese.

Shënues:
Paris SG: Marquinhos (36)
AS Roma: Sadiq (60)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: