Ditën e sotme u zgjuam me lajmin e rëndë të tërmetit në Turqi, i cili preku dhe disa zona të Greqisë, përfshirë këtu edhe ishujt Kos dhe Rhodos duke lënë 2 të vdekur dhe 200 të plagosur.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, ndodhej me pushime në ishullin Kos, ku dhe është ndierë tërmeti i fuqishëm e në orët e para të mëngjesit publikoi një foto ku shkruante: “Shpëtuam nga tërmeti”. Blitz.al kontaktoi me këngëtaren e njohur, e cila u shpreh se tashmë gjendja është stabilizuar dhe janë shëndoshë e mirë. “Tani jemi mirë, por natën e kaluam jashtë sepse ndjemë lëkundje deri në mëngjes”. “Kaloi”, – vazhdon Eli.

Screenshot005

“Shpresojmë të mos përsëritet”. Edhe ne shpresojmë shumë që për ngjarje të tilla të dëgjojmë sa më pak./Blitz

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: