Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, ka reaguar mjaft ashpër pasi trajneri serb Mlladen Milinkoviç është prezantuar sot te Kukësi si kreu i ri i pankinës së kampionëve. Në një prononcim për të dhënë për “Panorama Sport”, ai ka bërë me dije se do ta çojë në gjyq trajnerin pasi ky i fundit ka një kontratë në fuqi me klubin e Luftëtarit.
“Milinkoviçin e çoj në gjyq. Është e turpshme që si ai dhe Kukësi marrin guximin të dalin para mediave, në një kohë që trajneri ka edhe 1 vit kontratë me ne. Ka pasur shumë kohë më parë biseda me Kukësin, ndihemi të tradhtuar. Tani shihemi ne gjyq”, tha Tavo.