Italiani Xhankarlo Kamoleze ishte një nga kandidatët e shumtë për të marrë stolin e kombëtares shqiptare në momentin e largimit të Xhani De Biazit.
Në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, 56-vjeçari ka zbuluar edhe arsyen e dështimit të marrëveshjes me presidentin Duka.
“Kam folur me presidentin e Shqipërisë dhe diskutuam për shumë tema të ndryshme. Por pastaj nuk u arrit akordi ekonomik. Krejt thjeshtë, kjo është situata. E njihja që më parë presidentin dhe kishim biseduar edhe mbi mundësinë e një roli si drejtor teknik. Një hipotezë intriguese për dëshira ime është ajo që të trajnoj dhe shpresoj që të rifilloj ta bëj këtë në Itali,” deklaroi Kamoleze./Panoramasport.
(BalkanWeb)