Selfie me gishtin e mesit drejtuar Francois Hollande. Presidenti i Francës vizitoi të mërkurën Zvicrën, por ajo që po bën xhiron e botës është selfia e presidentit me dy të rinj. Një nga djemtë në foto në momentin e shkrepjes së fotos nxjerr gishtin e mesit nga ana e presidentit, i cili nuk vë re asgjë se ç’po ndodhte. Fotoja është postuar nga e përditshmja zvicerane, “Le Matin” dhe pas kësaj foto “mashtruesi” u vu menjëherë në kërkim.
(er.cu/BalkanWeb)