BRITANI E MADHE – Një majmun i vogël është filmuar duke u përpjekur që të kapë një hamburger që ndodhet nga ana tjetër e xhamit të përparmë të një makine. Pamjet janë filmuar nga 37-vjeçari Peter Koen në Cape Vidal të Afrikës së Jugut tregojnë se si majmuni mundohet e mundohet, por pa sukses raporton Daily Mail.
Majmuni godet xhamin, madje bëhet shumë agresiv kur njëri nga shokët e tij afrohet, duke e larguar atë, me shpresën se hamburgerin do e hajë të gjithin vetë. Por pa ia arritur qëllimit për të kapur sanduiçin.
https://www.youtube.com/watch?v=BOt4djbXVU4
(er.cu/BalkanWeb)