TIRANE– Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Pezë helmes” në Tiranë. Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor. Mësohet se mjeti me targë TR 5619E, me drejtues shtetasin me inicialet M.H ka aksidentuar 66-vjeçarin A.B.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat.

Sakaq, po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak:

Më datë 16.10.2017, rreth orës 20:30, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Pezë Helmes”, një mjet ka aksidentuar një këmbësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se: Mjeti me targë TR5619E, me drejtues shtetasin M.H., ka aksidentuar këmbësorin A.B., 66 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: