Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ishte i pranishëm në Bruksel në delegacionin shqiptar të Tryezës së Nivelit të Lartë për Integrimin e Ballkanit Perëndimor në Parlamentin Europian.

Kreu i grupit të LSI tha se Europa nuk duhet të heshtë më, por duhet të flasë në mënyrë direkte për zgjedhjet e blera, trafikun e drogës dhe krimin e organizuar.

“Duhen vënë detyra të qarta që të mund të monitorohen ashtu si u veprua për liberalizimin e vizave. Shqiptarët besojnë tek integrimi europian por jo sa më parë,” tha Vasili.

Sipas deputetit të LSI-së, inkurajimi i Europës për ne është pozitiv, por nuk duhet të jetë bashkëjetesë me problemet e rënda të qeverisë që po e bëjnë integrimin një ëndërr të parealizueshme.

“Të gjithë duam një integrim europian sa më të shpejtë, por duam edhe një integrim me përmbajtje dhe të merituar. Nëse Europa nuk do të jetë e prerë në zgjidhjen e problemeve që kanë tronditur shoqërinë shqiptare do të mbetemi tek dera e Eruopës, pa hyrë kurrë në të,” tha Vasili.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: