TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga transformimet e kopshtit më të madh dhe shkollës në qytetin e Laçit. Rama thotë se është ndërhyrë për herë të parë pas 57 vitesh.

“Dje në mjediset e transformuara për fëmijët e kopshtit më të madh të zonës së Laçit; më pas në kantierin për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare ku ndërhyhet për herë të parë pas 57 vjetësh; e në fund në mjediset e rilindura të gjimnazit “At Shtjefën Gjeçovi”
Pas 160 shkollave të transformuara në mandatin e parë, investimet do të vijojnë me ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës arsimore në të gjithë vendin, duke filluar me 34 shkollat që do të rilindin me Buxhetin 2018 #PërArsiminQëDuam dhe #PërShqipërinëQëDuam”, shkruan Rama.

Rama fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: