TIRANË- Në 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, salla e seancave plenare të Kuvendit ndryshe nga herët e tjera është mbushur me qytetarë në vend të deputetëve e ministrave, siç jemi mësuar të shohim gjithnjë.

Kjo traditë e përvitshme e dyerve të hapura, ka bërë që qindra qytetarë, të dynden drejt këtij institucioni ku gatuhen hallet e vendit.

E në vend të atyre që bëjnë politikë e japin shpeshherë mesazhe jo aq të pëlqyera, qytetarët i kanë të qarta idetë se si mund të përparojë vendi.
WhatsApp Image 2017-11-28 at 11.39.53 - Copy

WhatsApp Image 2017-11-28 at 11.39.51 (1) - Copy

WhatsApp Image 2017-11-28 at 11.39.51

WhatsApp Image 2017-11-28 at 11.39.50

WhatsApp Image 2017-11-28 at 11.39.48 (1)

WhatsApp Image 2017-11-28 at 11.39.48

WhatsApp Image 2017-11-28 at 11.39.47 (1)

WhatsApp Image 2017-11-28 at 11.39.44 (2)

WhatsApp Image 2017-11-28 at 11.39.44 (1)

WhatsApp Image 2017-11-28 at 11.39.44
“Parlamentarët tanë duhet të mbrojnë kombin dhe të bëjnë popullin dhe jo karriget e tyre, atëherë do ecë Shqipëria”,- u shpreh një i moshuar.

E pyetur nga gazetarja Marsela Karapanxho nëse kishte ndjekur ndonjëherë seancat e Kuvendit, një vajzë e vogël pohoi se kishte rastisur që të dëgjonte fjalor fyes prej deputetëve.
“Babi e ka ndërruar televizorin kur deputetët nisin të sharat”,- tha ajo.

“Grinden me njëri-tjetrin dhe asgjë nuk bëjnë. Njëri shiti detin, tjetri shet Gollobordën, njësoj janë”,- tha një tjetër i moshuar.

Meri Fanku shefja e sallës së seancave plenare, në krye të detyrës edhe sot tha se pikërisht kjo është një ditë ku duhen kujtuar burrat e shtetit.
(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb