TIRANË-Deputetja e PD-së Jozefina Topalli ka denoncuar nga salla e Kuvendit një incident që sipas saj ka ndodhur në spitalin e Shkodrës. Topalli deklaroi se i kanë ardhur telefonata, sms dhe e-maile nga qytetarë të Shkodrës të cilët shprehen s enjë deputet i mazhorancës ka dhunuar drejtorin e spitalit të qytetit pasi ky i fundit nuk ka pranuar ti sigurojë 20 vende pune dhe dy tendera.

“Sot nga qyteti i Shkodrës më vijnë disa telefonata. Një deputet i rilindjes ka shkuar në Spitalin e Shkodrës në zyrën e drejtorit dhe pasi i ka kërkuar 20 vende pune dhe 2 tendera dhe drejtori ka refuzuar, është agresuar me grushte në zyrën e tij. Unë i kërkoj prokurorisë që të nisin hetim. Nuk ka ndodhur kurrë që një doktor të agresohet sepse deputeti i kërkon vende pune. Kemi të bëjmë me një deputet që ulet në karrigen e Kuvendit. Kemi të bëjmë me një deputet të rilindjes.”- u shpreh Topalli.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: