Nga Erion Shkambi- Bashkim Fino si kurrë më parë ngre tonet dhe akuzon drejtë për drejtë rivalin e tij Armand Dukën se është ai që ka përdoruar politikën në këto 16 vite. I ftuar në emisionin “Fair Play” nga Enkeleida Zeko në “News 24”, Fino i kujtoi Dukës sa ka qenë pikërisht politika dhe ish kryeministri Fatos Nano që e solli në krye të FSHF. Fino shtoi ndër të tjera se Duka vijon ta përdor FSHF-ën për qëllimi politike duke shkelur haptas statutin edhe për këtë kanë njoftuar edhe UEFA-n.
“Kush e solli? Fatos Nano, politika. Do shembuj të tjerë. Politika e solli në krye të federatës. Nëqoftëse sot ka këtë gjendje futbolli shqiptar dhe sidomos është politika për shkak të kryetarëve të bashkisë që votojnë, i kujt është faji? 16 vjet të kishte bërë ç’ është e mundur që t’i privatizonte klubet. Aramando Duka s’duhet të hapë gojën farë për çështjen e politikës. Fare fare fare, sepse ka qenë njeriu që ka përfituar 16 vjet nga të dy palët.
Pyetja që shqetëson FIFA-n dhe UEFA-n është kjo: A është përdorur federata nga poltika? Unë them po. Do prova? Provat janë që ky institucion futbolli është përdorur për politikë nga kreu aktual Aramando Duka, në dobi të partisë që drejton vëllai i tij, partia agrare ambientaliste. Ky duhet të mbajë përgjegjësi për këto se ja kemi dërguar UEFA-s për t’i treguar se ky president ka bërë shkelje të jashtëzakonshme dhe nuk ka zbatur statutin.”
Kandidati për president në Federatën Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino theksoi se nuk ka ndërmend të përdor politikën siç po bën aktualisht rivali i tij pasi është i qetë dhe i sigurt se më 8 shkurt do të jetë ai presidenti i ri i FSHF-ës.
“Ky duhet të rrijë të bëjë punën e kandidatit ashtu siç bëj edhe unë dhe aspak të përdori politikën, kryeministër, zv.ministër e kështu me radhë. Të gjithë aktivitet e federatës t’i bëjnë këto 20 dit. Megjithatë unë jam shumë i qetë në këtë pikëpamje.
Jam i distancuar sepse nuk dua të takoj me kamera ministrat dhe kryeministrin. Duka ka dëshirë të takohet me kryemistrin, zv. ministrin dhe të bëj aktivitete. Ky ka hall, unë nuk kam hall… Halli im do të fillojë mbas datës 7, më 8 kur të kem fituar.”
(e.k/BalkanWeb)
