MALTE– Kosova është pranuar në FIBA. Në mbledhjen e sotme të mbajtur në Maltë, Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës, ka votuar unanimisht ndryshimet në Statutin e FIBA-s, duke votuar kështu edhe për njohjen zyrtare të Kosovës, si anëtare e 52-të.

“Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës që është duke u mbajtur në Maltë ka votuar në mënyrë unanime për pranimin e Kosovës në FIBA Evropë. Ashtu siç edhe pritej, FIBA Evropa e ka zyrtarizuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) si anëtaren e saj të 52-të, pasi FIBA e kishte pranuar Kosovën si anëtare në muajin mars të këtij viti.”, thuhet në njoftimin e FBK-së, shkruan “botasot”.

Në Asamble morën pjesë edhe kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, dhe anëtari i Bordit, Arben Fetahu.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: