TIRANE- Deputeti i PD-së, Ervin Salianji me t’u ndërprerë seanca e Kuvendit, u shfaq ndryshe në ambientet e jashtme teksa bëri një deklaratë të shkurtër për gazetarët.

Ai tregoi para kamerave një peshk goxha të madh, të cilin siç tha do ta fuste brenda në sallë por nuk e lejoi Garda.

“Tentova ta fus këtë peshk në Kuvend, por më thanë që nuk lejohet, më ndaloi Garda. Më thanë që këtu lejohen vetëm peshkaqenë, se peshqit e mëdhenj kanë ikur”,- u shpreh ai.
Salianji me peshk

WhatsApp Image 2018-02-01 at 12.15.51
Siç shihet edhe nga fotot, deputeti ka një çantë të zezë në duar, brenda së cilës ishte peshku i madh që nuk ia lejuan ta fuste në sallë.
WhatsApp Image 2018-02-01 at 12.16.03

WhatsApp Image 2018-02-01 at 12.16.22

WhatsApp Image 2018-02-01 at 12.16.36

WhatsApp Image 2018-02-01 at 12.16.55
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: