Vazhdojnë debatet në Komisionin Hetimor për ndërhyjet në sistemin TIMS.

Anëtari i Komisionit, Lefter Gështenja theksoi se fakti që institucionet nuk kthejnë përgjigje, është një tregues tepër i keq për demokracinë në vend. Ai shtoi se deputetët e mazhorancës sot duhet të ishin kokëulur në Komision.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Hetimor Ervin Salianji deklaroi se është turp, që 3 instititucionet kryesore në vend, Kryeministria, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës nuk kanë kthyer përgjigje.

Lefter Gështenja: Deputetët e mazhorancës duhet të ishin kokëulur, pasi institucionet nuk kanë kthyer përgjigje. Askush nuk duhet të jetë në siklet, sepse Komisioni Hetimor për sistemin TIMS duhet ta çojë punën deri në fund. Kur bëni moral, shikoni institucionet tuaja. Institucionet janë drejtuar pa certifikatë sigurie. Ka tentativë për të zvarritur procesin.

Ervin Salianji: Nuk ka kthyer përgjigje Kryeministria, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës. Nuk ka përgjigje nga institucionet kyçe të vendit. Institucionet e kanë detyrim që të përgjigjen. SPAK ka kthyer përgjigje me afat dhe me korrektesë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb